Kërçova vishet me drita dhe shpresë për festat e fundvitit. Pas një periudhe të gjatë prej plot 13 vitesh, qyteti i Kërçovës më në fund është stolisur për festat e fundvitit, duke sjellë dritë, ngrohtësi dhe emocion në rrugët e tij.

Dritat shumëngjyrëshe, elementet festive dhe zbukurimet simbolike nuk janë thjesht dekor – ato përfaqësojnë një moment të rëndësishëm për Kërçovën, një ndjenjë ringjalljeje dhe bashkimi pas viteve të mungesës së kësaj tradite. Për shumë qytetarë, kjo është hera e parë pas një kohe të gjatë që e shohin qytetin e tyre të zbukuruar dhe të gjallë në prag të Vitit të Ri, tha kryetari I Komunës së Kërçovës Aleksandër Jovanovski.

“Për fat të keq shumë vite nuk kishim një atmosferë festive si të gjitha qytetet në botën perëndimore, ndërsa ne të gjitha nacionalitet të cilat jetojnë në Komunën tonë, ishim mësuar me një jetë ndryshe, të festimeve ndryshe në pritjen e festave, sidomos vitin e ri, disi dukej mërzitshëm dhe tani është kënaqësi që unë ta thyej atë traditë të keqe të mos dekorimit të qytetit. Ne hapëm konkurs publik me mjetet që arritëm disi ti sigurojmë janë diku 10 mijë euro”, tha Aleksandër Jovanovski- Kryetar i komunës së Kërçovës.

Në kuadër të festimeve të fundvitit, më 30 dhe 31 dhjetor, në Kërçovë do të organizohen aktivitete dhe ngjarje festive, të cilat synojnë të krijojnë një ambient argëtues për të gjitha moshat. Programi do të përfshijë aktivitete kulturore dhe argëtuese, duke i dhënë qytetit një frymë festive.

“Do të preferojnë grupi Lubojna dhe dhe një grup tjetër nga Manastiri që quhen Folltin dhe do tju japin shansin të rinjëve që këndojnë roken roll dhe muzikë moderne. Ata qytetarë ose subjekte të dalin me tendat e tyre ku do të mund të ofrojnë pije dhe ushqim. Do tju ofrojmë hapësirë dhe energji elektrike dhe nuk do tju marrim mjete financiare”, pohoi Aleksandër Jovanovski- Kryetar i komunës së Kërçovës.

Ky rikthim i dekorimit festiv po shihet si një hap i rëndësishëm drejt ringjalljes së jetës qytetare dhe forcimit të ndjenjës së përkatësisë.