Secili me problemet e veta. Feyenoord dhe Inter janë gati të përballen në Ligën e Kampionëve, të dyja skuadrat të goditura nga mungesat e shumta. Holandezët, të cilët në raundin e kaluar eliminuan Milanin, duhet të përballen me plot 15 mungesa. Ndërsa zikaltërit, nga ana tjetër, nuk dinë kë të aktivizojnë në krahun e majtë.
Flet Van Persie – Ish-sulmuesi, pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë të kampionatit, po përgatitet për debutimin e tij si trajner në Ligën e Kampionëve me klubin ku u rrit. “Mungesat nuk duhet të jenë një alibi, – deklaroi ai në konferencën për shtyp. – Forca e Interit qëndron në tranzicionet e shpejta dhe në faktin që lojtarët e tij duken sikur janë kudo. Kjo është një armë e fortë, por mund të kthehet edhe në dobësi”.
Mund të ketë surprizë në krahun e djathtë, ku mungon një mbrojtës i mirëfilltë për shkak të pezullimit. Ndoshta do t’i takojë Smal-it, mbrojtësit të majtë ky rol, që përndryshe do të luante si mesfushor.
Situata tek Interi – Edhe trajneri Simone Inzaghi, i cili në të majtë nuk ka në dispozicion Dimarco, Zalewski, Carlos Augusto dhe Darmian, duhet të improvizojë: “Në të majtë do të luajë një mes Acerbit dhe Bastonit. Është një emergjencë, që nuk më ka ndodhur kurrë si trajner. Kam katër lojtarë që mund ta mbulojnë këtë rol, por të gjithë janë të pamundur”.
Për statistikë, Bastoni do të luajë në atë pozicion, ndërsa dilemat janë në mesfushë. Asllani dhe Zielinski konkurrojnë me Calhanoglu dhe Mkhitaryan për një vend titullari. Në sulm, njëri mes Thuram dhe Lautaro mund të pushojë.
De Vrij do të jetë titullar: “Është një ndeshje speciale. E ardhmja në Holandë? Nuk besoj, Interi mund të ma rinovojë kontratën”.
The post Feyenoord-Inter, përballje emergjencash. Inzaghi: Nuk më ka ndodhur kurrë diçka e tillë si trajner appeared first on Telesport.
