Federata e Futbollit ka reaguar në lidhje me shkrimin e Furkan Saliut në rrjetet sociale. Përcjellim reagim e plotë të FFM, pa ndryshuar asgjë.
FFM – Reagim
Federata e Futbollit e Maqedonisë demanton ashpër pretendimet e paraqitura në publik nga gazetari Furkan Saliu, të lidhura me ndeshjet ndërmjet Vardari – Bashkimi dhe Shkëndija e Haraçinës – Prespa. As FFM-ja, e aq më pak presidenti Masar Omeragiq, nuk kanë kërkuar apo dhënë ndonjë urdhër për largimin e flamujve shqiptarë në ndeshjen Shkëndija Haraçinës– Prespa. Këto pretendime janë plotësisht të pavërteta dhe përbëjnë një manipulim të rëndë të opinionit publik, me synim të qartë për të krijuar një prapavijë politike që nuk ekziston. Sa i përket akuzave për përdorim të supozuar të forcës nga policia në ndeshjen Vardari – Bashkimi, i hedhim kategorikisht poshtë. Përkundrazi, pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe korrekte, edhe në momentet kur janë përballur me sulme verbale dhe fizike nga persona të strukturave drejtuese të klubit nga Kumanova. Përpjekjet për ta paraqitur këtë si përdorim force janë tendencioze dhe me qëllim të keq. Nuk është e qartë përse Furkan Saliu me të pavërteta dhe konstrukte manipuluese përpiqet të imponojë një narrativ që krijon urrejtje dhe ndarje. Shtrembërimi i qëllimshëm i fakteve dhe publikimi i të pavërtetave nuk është gazetari, por manipulim i rrezikshëm me opinionin publik. Gazetaria nënkupton përgjegjësi, verifikim të fakteve dhe qasje profesionale, diçka që në këtë rast duket se mungon. Nëse ka paqartësi, dyert e FFM-së janë të hapura për shqyrtim të fakteve dhe dokumentacionit zyrtar me video inçizim. FFM nuk ka ndërmend të zhvillojë polemika publike mediatike. Megjithatë, nëse vazhdojnë të pavërtetat dhe pretendimet shpifëse, Federata do të detyrohet të ndërmarrë të gjitha mekanizmat ligjorë për mbrojtjen e reputacionit dhe integritetit të saj. E konsiderojmë të papërshtatshme që dikush që deklarohet si gazetar të publikojë informacione të paverifikuara dhe të pasakta me pasoja të tilla./Federata e Futbollit e Maqedonisë
Teksti i plotë në
ФФМ најостро ги демантира објавените лаги и манипулации на новинарот Фуркан Салиу
The post FFM reagon për shkrimet rreth sfidës Shkëndija Haraçinë – Prespa appeared first on Alsat.
