FIFPRO ka zbuluar 11-shen më të mirë në botë sipas profesionistëve. Surpriza është vendi i parë, anglezi Jude Bellingham, i cili ka marrë më shumë vota nga të gjithë lojtarët.

Mbi 21 mijë futbollistë nga 70 vende u morën në pyetje për të zgjedhur lojtarin më të mirë gjatë sezonit 2023/24 në çdo pozicion të fushës.

Të pyeturit duhej të zgjidhnin minimalisht një portier, tre mbrojtës, tre mesfushorë dhe tre sulmues, ndërsa një mesfushor i fundit u shtua në bazë të numrit të votave.

Real Madrid blindon formacionin me 6 lojtarë (duke konsideruar edhe Toni Kroos si të tillë pavarësisht se nuk luan më). E pritshme, sepse janë kampionët në fuqi të Europës.

Vinicius Junior u votua si më i miri në krahun e majtë. Rudiger dhe Mbappe janë përfshirë gjithashtu në këtë 11-she, por nuk afrohen dot me 11,176 votat e Bellingham.

Mbrojtësi Dani Carvajal gjithashtu mori një vend në këtë formacion yjesh. Rodri, fitues i Topit të Artë, po ashtu është votuar për të qenë mesfushor defensiv i formacionit të zgjedhur.

The post FIFPRO, zbulohet kush është futbollisti më i votuar në botë dhe 11-shja më e mirë appeared first on Telesport.