Luis Figo, ish-lojtar i Interit, Barcelonës, Real Madridit ka lënë vend për interpretim me një postim të fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet ulur dhe mendueshëm, duke shkruar: “Gjithmonë kam menduar se mund të jem një president i mirë. Mendoj se ka ardhur koha…”

Kjo ka ngritur spekulime për të ardhmen e tij në drejtimin institucional. Sipas gazetës “Record”, ai kishte konsideruar të kandidonte për president të Federatës Portugeze të Futbollit, por nuk vazhdoi. Një mundësi tjetër mund të jetë presidenca e UEFA-s, pasi aktualisht Aleksander Ceferin ka paralajmëruar se nuk do të kandidojë më 2027, pas tri mandateve.

Gjithashtu, sipas mediave spanjolle, deklarata e Figos mund të lidhet me blerjen e një klubi spanjoll, pasi përshkrimi i postimit ishte në gjuhën spanjolle, e pazakontë për 52-vjeçarin që zakonisht përdor anglishten. Në tërësi, Figo mund të ketë interesa drejtuesi në futboll, por destinacioni konkret mbetet ende i paqartë.

The post Figo për president të UEFA-s? Legjenda portugeze ndez rrjetin me postimin e koduar në Instagram appeared first on Telesport.