Filkov: Kur të bëhet Bilall Kasami kryeministër do të mund të vendos se kush do të jetë ministër

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov thotë se Bilall Kasami nuk mund të vendos për fatin e tij në Qeveri dhe se këtë mund ta bëjë kur të bëhet kryeministër. Lidhur me provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, Fillkov sërish këmbëngul se për momentin nuk ka mundësi që të ndryshohet ligji.

“Shikoni, kur të bëhet B ilall Kasami kryeministër, atëherë me siguri do të tregojë se kush do të jetë ministër dhe kush jo. Deri atëherë, sundimi i së drejtës, gjegjësisht respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve do të vlejnë për të gjithë. -Sipas jush a mund të ndryshohet ligji, atë që e tha edhe kryeministri? -Për momentin nuk ka mundësi të tillë. Mbetemi të hapur për diskutim”, tha Igor Fillkov, Ministër i Drejtësisë. /Alsat.mk