Pasi mundi Elbasanin 4-0 në ndeshjen e javës së parë së “Final Four”, Egnatia ka fituar 1-2 në ndeshjen e dytë ndaj Vllaznisë, e luajtur po në “Air Albania”.

Në minutën e 30-të, Ildi Gruda rrëzohet në zonën e Vllaznisë dhe kërkon penallti, arbitri kryesor i takimit e ndëshkon me karton të verdhë për simulim.

Në minutën e 39-të zhbllokohet rezultati i ndeshjes, ku pas një krosimi të Altin Kryeziu ishte Eljo Sota që dërgoi me kokë topin në rrjetë. Festë e madhe te rrogozhinasit. SHIKOGOLIN

Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Egnatian. Në minutën e 73-të, Bakayoko kishte shansin e artë të mbyllte ndeshjen. Sulmuesi mori një pasim të artë nga Esat Mala, i cili gaboi me një top të kthyer pas, por Bakayoko bëri më të vështirën e mundshme përballë portierit të Vllaznisë, Pohls.

Po nuk shënove, do të pësosh… Në minutën 77-të, Vllaznia barazon shifrat. Fillimisht, goditja e Valentino Murataj ndalet nga shtylla, por më pas ishte Klint Qato që e dërgoi me kokë topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Megjithatë, Egnatia nuk u dorëzua dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 88-të. Pas një krosimi perfekt të Abdurraman Fangaj, ishte Daniel Adjessa që dërgoi me kokë topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Menjëherë pas golit të Egnatias, nisi një përplasje masive mes dy stafeve të dy ekipeve. U ndëshkuan me kartonë të kuq dy kapitenët respektiv, Albano Aleksi dhe Erdenis Gurishta. Ky i fundit ishte në stol.  Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund, sfida mbyllet 1-2 për rrogozhinasit.

Me këtë fitore, Egnatia hedh një hap të madh drejt titullit kampion. Rrogzhinasve do t’u mjaftonte një pikë në sfidën e tretë ndaj Elbasanit, gjithmonë nëse verdheblutë fitojnë nesër ndaj Dinamos.

The post “Final Four”: Egnatia mund edhe Vllazninë dhe vë një dorë te titulli (video) appeared first on Telesport.