Supersfida mes Vllaznisë dhe Egnatias, e cila luhet sonte në “Arena Kombëtare”, pritet të jetë një nga përballjet më të forta të “Final Four”, në Kategoria Superiore, me titullin kampion që hyn në fazën vendimtare. Shkodranët vijnë në këtë duel me një avantazh të lehtë sipas kuotave të basteve, pasi fitorja e Vllaznisë vlerësohet me koeficientin 2.00, që përkthehet në rreth 50% shanse teorike për triumf. Interesant është fakti se Vllaznia ka fituar pikërisht në 50% të rasteve kur është kuotuar me këtë koeficient.

Nga ana tjetër, Egnatia kuotohet me 3.40, ose rreth 29% probabilitet teorik, por statistikat tregojnë se rrogozhinasit fitojnë plot 40% të ndeshjeve me të tilla kuota, çka i bën më të rrezikshëm sesa bastvënësit parashikojnë. Në renditjen e sezonit të rregullt, (4 faza, 36 javë kampionat) Vllaznia e mbylli e para me 63 pikë, ndërsa Egnatia në vendin e tretë me 57 pikë. Kjo e bën edhe më të ekuilibruar përballjen e sotme, ku detajet pritet të bëjnë diferencën.

Statistikat direkte të këtij sezoni tregojnë një rivalitet shumë të fortë. Në 4 ndeshjet e luajtura mes tyre, para “final four”, balanca ka qenë thuajse perfekte, me duele të luftuara dhe me pak gola. Madje, tendenca statistikore favorizon një ndeshje të kujdesshme sot. Në 9 nga 10 ndeshjet e fundit të Vllaznisë janë shënuar më pak se 2.5 gola, ndërsa përballjet direkte kanë prodhuar shpesh tension, kartonë dhe shumë dyluftime fizike.

Forma e fundit gjithashtu sjell kontraste interesante. Vllaznia vjen pas humbjes dërrmuese moralisht ndaj Dinamo City, ndërsa Egnatia mposhti Elbasanin në sfidën e parë të “final four”. Skuadra rrogozhinase ka treguar stabilitet më të madh gjatë sezonit, duke ruajtur vazhdimësi rezultatesh dhe e merituar plotësisht “final four”.

Renditja aktuale e Kategorisë Superiore, pas ndeshjeve të para të "final four"
Renditja aktuale e Kategorisë Superiore, pas ndeshjeve të para të “final four”

Në aspektin taktik pritet një ndeshje shumë e mbyllur, ku Vllaznia mund të kërkojë të shfrytëzojë shansin e fundit për titullin, ndërsa Egnatia do të tentojë të kontrollojë ritmin me qetësi dhe eksperiencën e një skuadre që ka treguar pjekuri gjatë gjithë kampionatit, si kampionia në fuqi e dy sezoneve të shkuara. Prognoza të çon drejt një dueli shumë të balancuar, me shumë tension dhe pak hapësira. Një episod mund të vendosë gjithçka.

Në duelet direkte të sezonit, Vllaznia ka një avantazh të lehtë ndaj Egnatias. Nga 5 përballjet e fundit direkte, shkodranët kanë fituar 3, ndërsa Egnatia vetëm 2. Ajo që bie në sy është fakti se shumica e këtyre ndeshjeve kanë qenë tepër të luftuara, me diferenca minimale dhe shumë tension fizik. Një tjetër statistikë shumë domethënëse është ajo e golave. Përballjet mes tyre kanë prodhuar shumë pak gola. Në 9 nga 10 ndeshjet e fundit të Vllaznisë kanë dalë “nën 2.5 gola”.

Në 4 nga 5 duelet direkte janë dhënë mbi 4.5 kartonë. Egnatia ka prirje të luajë ndeshje shumë fizike. Vllaznia në ndeshjet vendimtare rrit agresivitetin dhe intensitetin në duele.
Pra, statistikat paralajmërojnë një ndeshje me shumë tension, ndërhyrje të forta dhe ritëm të ashpër. Në 7 nga 8 ndeshjet e fundit të Vllaznisë janë dhënë më pak se 10.5 goditje nga këndi.
Kjo tregon se nuk pritet një ndeshje shumë e hapur me sulme të pandërprera, por më tepër një duel i kujdesshëm taktik, ku skuadrat do të kërkojnë të mos gabojnë.

Edhe kuotat e basteve e konfirmojnë ekuilibrin:
Vllaznia: 2.00
Barazimi: 3.10
Egnatia: 3.40

Megjithatë, statistikat tregojnë se Egnatia shpesh performon më mirë sesa pritet kur kuotohet favorite e dytë, duke fituar 40% të ndeshjeve në këto kushte. Në aspektin psikologjik, Vllaznia duket se hyn me më shumë presion, për shkak të historisë dhe pritshmërive të tifozëve, ndërsa Egnatia mund të luajë më e qetë, falë stabilitetit që ka treguar gjatë gjithë sezonit. Në letër mbetet një duel totalisht i hapur, por statistikat favorizojnë një ndeshje me pak gola, me shumë kartonë, me ritëm të fortë fizik.

The post “Finale” para titullit! Vllaznia-Egnatia, statistikat paralajmërojnë betejë nervash dhe detajesh appeared first on Telesport.