Suksesi ndaj Izraelit, i cili e mban Italinë në krye të grupit 2 të Ligës së Kombeve, përpara Francës, kënaqi Luciano Spallettin, i cili ishte shumë i qetë dhe i kthjellët në fund të ndeshjes: “Po shkon shumë mirë kështu, edhe nëse kemi pasur mundësi të shënojmë më shumë gola. Ne u shfaqëm përsëri si ekip sonte”.

Përsa i përket kryesimit në grup: “Në nëntor kemi dy ndeshje shumë të vështira, duhet të marrim rezultat pozitiv për të mos u kapur nga Belgjika”.

Mes protagonistëve absolutë të ndeshjes ishte Giovanni Di Lorenzo: “Isha i emocionuar që mbaja shiritin e kapitenit, pastaj dy golat janë diçka e mrekullueshme.

Do t’i kujtoj për gjithë jetën time. Momente të ndërlikuara iu ndodhin të gjithë lojtarëve. Mua më ndodhën sezonin e kaluar, por me ekuilibër eca përpara. Më pas e rinisa në mënyrë të rëndësishme me kombëtaren”.

The post Fitoi 4-1, Spalletti ka ende pakënaqësi: Mund të kishim shënuar më shumë appeared first on Telesport.