Arsenal ka fituar 2-0 ndaj West Ham në derbin londinez të luajtur në “Emirates”, i vlefshëm për javën e 7-të të Premier League. Ishte Declan Rice që zhbllokoi shifrat në minutën e 38-të, pasi tentativa e parë nga Eberechi Eze u ndal nga portieri i miqve, Areola, por jo e dyta, ku mesfushori i “Topçinjve” dërgoi topin në rrjetë.

Lajmi i keq për Arsenalin është dëmtimi i Martin Odegaard, i dyti për këtë fillim sezoni. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të norvegjezit, por shumë i pafat këtë sezon.

Bukayo Saka dyfishoi shifrat në minutën e 67-të, pasi sulmuesi anglez u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga Jurrien Timber, pasi u pengua në zonë.

Sikur të mos mjaftonte dëmtimi i Odegaard, në minutën e 79-të, dëmtohet edhe Declan Rice, duke bërë Mikel Artetën me dhimbje koke. Arsenal fiton 2-0 dhe merr kryesimin momentalisht me 16 pikë.

SHIKOGOLAT

Manchester United është rikthyer te fitorja, pasi mundi 2-0 Sunderland në “Old Trafford”. Një fitore që “shpëton” Ruben Amorim, pasi portugezi rrezikonte shumë shkarkimin në rast dështimi në sfidën e sotme.

Në minutën e 8-të, Mbeumo fut një top të bukur brenda në zonë, aty Mason Mount tregon klasin e tij, duke shënuar një gol tejet të bukur.

Në minutën e 30-të, blerja e bujshme e verës, Benjamin Sesko, dyfishoin shifrat pas një topi të gjatë të ardhur nga rivënia anësore nga Diogo Dalot.  Në minutat shtesë, arbitri kryesor i takimit dha fillimisht penallti për Sunderland, pas ndërhyrjes së ashpër të Sesko brenda zonës.

Ndërhyn VAR, arbitri shkon të shikojë pamjet në ekran, arbitri Stuart Attwell anullon vendimin e mëparshëm për penallti dhe vazhdon lojën normalisht. “Djajtë e Kuq” e mbyllin pjesën e parë në avantazh të dyfishtë 2-0.

Rezultati nuk ndryshon deri në fund të takimit. Man. United fiton 2-0 dhe renditet aktualisht në vendin e 8-të. Sunderlandi i Xhakës renditet në vendin e 6-të me 11 pikë, mesfushori shqiptar i cili mban edhe shiritin e kapitenit ishte më i miri në fushë dhe lojtari më i vlerësuar për ekipin e tij.

SHIKOGOLAT

The post Fitore me “humbje” për Arsenalin në derbin ndaj West Ham, Man. United “shpëton” Ruben Amorim (video) appeared first on Telesport.