Roma ka marrë fitoren e pestë rresht në Serie A. “Viktima” e radhës për skuadrën e drejtuar nga Claudio Ranieri ishte Empoli. Në sfidën e vlefshme për javën e 28-të, e luajtur në “Carlo Castellani”, verdhekuqftë fituan 0-1.

Golin e vetëm të fitores e shënoi Mattias Soule brenda 20 sekondave të para, pas asistit të Salah-Eddine. Verdhekuqtë përfituan nga një top i gabuar i vendasve dhe me një kundërsulm të shpejtë gjetën golin me yllin e ri argjentinas.

Pas kësaj fitoreje, Roma renditet e shtata me 46 pikë, 4 pikë larg vendit të gjashtë që të kualifikon në Kupat e Europës. Empoli mbetet në vend të 18-të me 22 pikë. Ardian Ismajli vazhdon të jetë i dëmtuar dhe mungesa e tij ndjehet shumë tek Empoli. SHIKO GOLIN

The post Fitorja e pestë radhazi, Romës i mjafton goli i Matias Soule ndaj Empoli-t (video) appeared first on Telesport.