Fitorja e tretë radhazi për San Antonio, që mundi 135-126 Atlanta. Një ndeshje spektakolare. De’Aron Fox me 26 pikë e Keldon Xhonson me 25 pikë bënë diferencën për Spurs, ndërsa 38 pikët e Ualkerit për miqtë mbetën për statistikë.

Pas kohës shtesë triumfoi skuadra e Filadelfia-s, që mundi 123-114 Milluokin jashtë fushe. Mungesa e Antetokounmpo u ndje për vendasit (Rollins 32 pikë), ndërkohë që për miqtë shkëlqeu Tajriz Masej, autor i 54 pikëve.

Fiton edhe Orlando, që mposhti 129-101 LA Klipers, ndeshje ku diferencën e bëri stoli i Orlando, nga ku erdhën 47 pikë.

Ndërsa Memfis, falë 50 pikëve të dyshes Aldama-Landale, mposhti pa probleme ekipin e Sakramento me rezultatin 137-96.

 

NBA-Rezultatet

 

Orlando – Klipers, 129-101

Memphis – Sakramento, 137-96

Millouki – Filadelfia, 114-123

San Antonio – Atlanta, 135-126

The post Fitorja e tretë radhazi për San Antonion appeared first on Alsat.