Fitorja 2-1 ndaj Crvena Zvezda në Champions League ka lënë pasoja te Milan. Pas Christian Pulisic, kuqezinjtë duhet të përballen me dëmtimet të tjera në repartin e sulmit.
Të prekurit në këtë rast janë Ruben Loftus-Cheek dhe Alvaro Morata, të cilët kanë probleme me muskujt. Ata u detyruan të linin në mes ndeshjen e Champions League, duke u zëvendësuar në pjesën e parë.
Loftus-Cheek ishte i pari që u largua nga fusha, i detyruar të ngrejë “flamurin e bardhë” në minutën e 28-të për shkak të një tendosjeje në këmbë. Ai u zëvendësua nga Samuel Chukwueze.
Një minutë më vonë, trajneri Fonseca u detyrua të zëvendësojë edhe Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll u ndal nga një tendosje në këmbën e majtë dhe u detyrua t’i linte vendin Tammy Abraham.
Lojtarët do të vlerësohen në orët në vijim për të kuptuar shkallën e dëmtimeve dhe nëse do të mund të marrin pjesë në ndeshjet e radhës të kuqezinjve në kampionat. Milan ka ende tri ndeshje për të luajtur këtë vit në Serie A, ndaj Genoa, Verona dhe Roma.
The post Fitorja në Champions lë pasoja te kuqezinjtë, Fonseca pret lajme nga infermieria për dy titullarë appeared first on Telesport.
