Janë luajtur ndeshjet e javës së 9-të të Superligës në basketboll për femra. Flamurtari kampion qëndron i pamposhtur, duke triumfuar 98-76 në Shkodër ndaj Vllaznisë vendase.
Ndeshje e komanduar nga basketbollistet vlonjate, ku të gjitha titullaret realizuan mbi 10 pikë (Brisker 33 pikë më e mira). Interesant fakti se për Flamurtarin luajtën vetëm 5 lojtare, të gjitha nag 40 minuta.
Në “Asllan Rusi”, ekipi I Tiranës fitoi 61-50 në derbin ndaj Studentit. Një ndeshje pa shumë nivel dhe emocione, dominuar nga bardheblutë. Qosja me 18 pikë u dallua për Tiranën, ndërsa për Studentin nuk mjaftuan 22 pikët e Pëllumbi.
Superliga-Java e 9-të
Student- Tirana, 50-61
Vllaznia – Flamurtari, 76-98
Partizani (pushim)
Renditja: Flamurtari 18 pikë, Partizani 13 pikë, Tirana 13 pikë, Studenti 10 pikë, Vllaznia 9 pikë.
The post Flamurtari “kampionat pa pengesa”, Tirana fiton derbin me Studentin appeared first on Telesport.
