Flamurtari sot ia doli të marrë një tjetër fitore në kampionatin shqiptar.

Pas Vllaznisë, të cilën e mundi dy javë më parë, ekipi vlonjat arriti të mundë edhe Bylisin 0-1. Në stadium, por edhe në qytetin bregdetar ka nisur festa e tifozëve.

Para kësaj ndeshjeje, Flamurtari luajti kundër Elbasanit në Vlorë, ku u mund me rezultatin 0-1. Menjëherë pas ndeshjes, shpërtheu dhuna dhe kaosi në qytetin bregdetar, mes tifozerive të dy ekipeve, ka raportuar A2.

Policia ‘blindoi’ zonën përreth stadiumit, për të ruajtur qetësinë mes tifozerive. Tifozët e Elbasanit thyenë stolat e stadiumit të Flamurtarit dhe i hodhën ato në rrugë.

The post Flamurtari mund Bylisin, festa e dytë e vlonjatëve për këtë sezon appeared first on Telesport.