Flamurtari në basketboll për femra fitoi 63-58 ndaj Partizanit në finalen e dytë play off luajtur në “Asllan Rusi”, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve. Kampionet vlonjate tashmë janë vetëm një fitore larg titullit kampion, që mund ta festojnë më 4 maj, në fushën e tyre.
Ndryshe nga sfida e parë, ajo e luajtur në kryeqytet ishte më e fortë, vendosur për mikeshat nga Vlora vetëm në periodën e fundit. ishte Partizani ai që udhëhoqi për 30 minuta (46-37), falë një avantazhin të krijuar që në periodën e parë (20-11 për kryeqytetaset).
Por në periodën e katërt ndeshja merr një tjetër kah, me Flamurtarin që luan më mirë dhe përmbys shifrat. Vlonjatet shënojnë dyfishin e pikëve të Partizanit, duke fituar 63-58. Briske me 18 pikë dhe Cluse me 16 pikë u dalluan për vlonjatet, duke I bërë të pavlefshme 21 pikët e Carter për Partizanin.
Superliga-femra, finale play off
Nd.1, Flamurtari – Partizani, 90-58
Nd.2, Partizani – Tirana, 58-63 (0-2)
4 maj, Flamurtari – Partizani, 18:00
The post Flamurtari përmbys Partizanin në 10 minuta dhe fiton finalen e dytë, një hap larg titullit appeared first on Telesport.
