Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 4-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Flamurtari kampion vijon të jetë i pamposhtur, duke udhëhequr renditjen me pikë të plota.

Sot, vlonjatet fituan 75-53 ndaj Vllaznisë, ndeshje e luajtur në fushën e tyre. Flamurtari u shkëput 29-5 që në periodën e parë dhe më pas e administroi avantazhin pa shumë mund deri në fund.

Harvey realizoi një “triple double” për Flamurtarin, me 27 pikë, 14 rebound e 10 asist, duke qenë më e mira në fushë. Vllaznia nuk ka korrur ende asnjë fitore në kampionat këtë sezon.

Në “Fahrie Hoti”, ekipi i Tiranës fitoi 75-64 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas, në një ndeshje të dominuar nga vendaset, që u shkëputën 47-25 në mbyllje të pjesës së parë.

Në të dytë, Studenti përpiqet të ngushtojë shifrat, por bardheblutë administrojnë avantazhin. Për Tiranën u dallua Qosja me 22 pikë, ndërsa 22 pikët e Spahiu për Studentin mbetën për statistikë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 4-t

Flamurtari – Vllaznia, 75-53

Tirana – Studenti, 75-64

Partizani (pushim)

Renditja: Flamurtari 8 pikë, Tirana 5 pikë, Partizani 4 pikë, Studenti 4 pikë, Vllaznia 3 pikë.

The post Flamurtari “poker” fitoresh dhe nis shkëputjen, Tirana fiton derbin me ngjitet e dyta appeared first on Telesport.