Giovanni Galeone, ish-trajner i Pescara, i njohur ndryshe si mentori i Massimiliano Allegrit, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Në të ka folur për të ardhmen e teknikut të larguar nga Juventusi.

“Disa ditë më parë shkëmbyem disa mesazhe, – tregon Galeone. – Unë nuk pyes kurrë shumë, për të mos qenë i papërshtatshëm. Por ai, që është një gënjeshtar simpatik, më tha: Mister, nuk më ka telefonuar askush. Unë ia ktheva: Si është e mundur, Max, në fund të majit ende askush nuk të ka kontaktuar për të të pyetur për ndonjë mundësi? Sipas meje, De Laurentiis e ka bërë këtë”.

Çfarë do të bënte ai, po të ishte në vend të De Laurentiis: “Para disa vitesh, kur Allegri ishte te Milani, po darkonim në Milano. Erdhi De Laurentiis dhe e ‘rrëmbeu’ në tavolinën e tij. Simpatia dhe vlerësimi mes tyre ndjehet menjëherë.

Ai e di që Max është një garanci. edhe ideja e një ‘ndërrimi stafetash’, siç ndodhi te Juventusi pas Contes, do ishte shumë interesante. Atëherë nisi një cikël me 5 tituj kampioni dhe 2 finale të Champions League. Allegri është njeriu i duhur për këdo, do ishte edhe për Napolin, një skuadër që si grup atij i pëlqen”.

Çfarë nënkupton, sipas tij, ideja e Contes te Juventusi: “Që atje po kërkojnë një trajner me personalitet, dikë që nuk do pranonte kurrë të largohej në të njëjtën kohë nga Szczesny, Rabiot dhe Danilo. Është njësoj sikur Allegri, sapo mbërriti në Torino, të thoshte: Le t’i shesim Chiellinin, Barzaglin dhe Bonuccin, që kanë luajtur me Conten…”

The post Flet mentori i Allegrit: Trajneri i duhur për këdo, mendoj se De Laurentiis e ka telefonuar appeared first on Telesport.