
– Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përcaktoi pamjen e fletëvotimit për zgjedhjet lokale 2025 dhe miratoi udhëzuesin për procesverbalin nr.16, dokumenti bazë për regjistrimin e rezultateve në vendvotime.
Në seancë u miratuan edhe disa formularë teknikë, mes tyre procesverbalet për dorëzimin e fletëvotimeve dhe materialeve konfidenciale, formulari për gjendjen e vendvotimit dhe ai për regjistrimin e rasteve kur votuesit nuk mund të realizojnë të drejtën e votës së tyre.
“Dorëzohen fletëvotimet dhe duhet të shkruhet prej cilit numër deri ku e ka dorëzuar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Komisionin Komunal, të cilat gjithashtu më pas duhet të shënohen se prej ku deri ku janë dorëzuar të njëjtat. Me këtë përfundon pjesa e dorëzimit të materialit konfidencial, që do të thotë se me këtë faktikisht fillon procesi, i cili është parazgjedhor dhe me të cilin më pas do të mund të fillojnë proceset zgjedhore, të shtunën dhe të dielën.”, – theksoi anëtari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski.
Në të njëjtën seancë, KShZ-ja dha akreditime për vëzhgues të rinj dhe vendosi për zëvendësimin e disa anëtarëve të komisioneve zgjedhore komunale.