Barcelona pati një nisje të mirë të La Liga, duke fituar 5-0 ndaj Elche jashtë fushe. Trajneri i skuadrës katalanase Hansi Flick, duke komentuar sfidën mbeti i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij.
“Na duhej ta kontrollonim topin pak më shumë dhe kjo është ajo që dua nga skuadra. Arritëm të mbanim portën e paprekur dhe shënuam pesë gola. Më pëlqen shumë mënyra se si luan futboll Elche“, tha Flick.
Më tej, trajneri gjerman i Barcelona komentoi: “Kam parë shumë cilësi në stërvitje. Gjëja më e rëndësishme është të përmirësohesh gjatë seancave stërvitore dhe nëse e ke këtë cilësi, mund ta demonstrosh edhe në ndeshje”.
“Ne luajmë si ekip, duke sulmuar dhe mbrojtur së bashku. Mund të bëjmë më mirë, por ka shumë gjëra që i bëmë vërtet mirë. Kjo fitore na jep besim për të ardhmen, pasi e dimë që sezoni është I gjatë
Duke komentuar merkaton, Flick tha: “Do të flas me Deco dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë. Do ta shohim këtë javë së çfarë mund të bëjmë. Jemi të lumtur që kemi shënuar pesë gola. Na jep besim për ndeshjet e ardhshme.”
The post Flick: Fituam 5-0 por mund të bëjmë edhe më mirë, kjo fitore jep besim për të ardhmen appeared first on Telesport.
