Trajneri i Barcelona, Hansi Flick, u shpreh veçanërisht i kënaqur me aftësinë e skuadrës së tij për të siguruar tri pikët në një ndeshje të vështirë në transfertë. Katalanasit fituan 2-01 me përmbysje ndaj Atletico Madrid jashtë fushe.

Ai theksoi se lojtarët e tij zotërojnë cilësinë e duhur për të fituar ndeshje sfiduese dhe përsëriti rëndësinë e ruajtjes së besimit te grupi. “Ne kemi cilësinë për t’i fituar këto ndeshje”, tha trajneri gjerman.

“Ju kam thënë se duhet të besoni te ky ekip. Nuk është e lehtë të fitosh këtu, ndaj Atletico, dhe skuadra bëri një paraqitje fantastike. Ne jemi këtu, punojmë çdo ditë për të fituar tituj, dhe kjo është ajo që duam,” tha ai në fillim.

Flick vuri në dukje reagimin e skuadrës për të arritur rezultatin e dëshiruar: “Në pjesën e parë qëndruam shumë larg kundërshtarëve dhe nuk mundëm të ushtronim presion në mënyrë efektive”.

“Ndeshja zgjat 90 minuta: pjesa e parë nuk ishte perfekte, por e dyta ishte. Jam i lumtur, veçanërisht për tri pikët. Ishte e rëndësishme“, tha Flick.

“Tani kemi një ndërprerje për ndeshjet e kombëtareve dhe lojtarët spanjollë zakonisht nuk janë këtu gjatë këtyre periudhave. Menaxhimi i kohës së lojës është thelbësor. Është e rëndësishme që ata të bëjnë të njëjtën gjë edhe me ekipet e tyre kombëtare,” përfundoi ai.

The post Flick mesazh rivalëve për ambiciet e Barcelonës: I kemi cilësitë për të fituar të tilla ndeshje appeared first on Telesport.