Hansi Flick kërkon hakmarrjen ndaj Real Madridit në “El Clásico”, pas humbjes në Paris kundër PSG-së. Fitorja do t’i jepte Barcelonës mundësinë ta shkëpuste rivalin e përjetshëm me 9 pikë në La Liga.
Për Flick, kjo do të jetë përballja e dytë në karrierë me José Mourinho. I vetmi duel mes tyre u zhvillua më 11 dhjetor 2019, kur gjermani drejtonte Bayern Munich, ndërsa portugezi sapo kishte marrë drejtimin e Tottenham. Bavarezët fituan 3-1, me gola të Coman, Müller dhe Coutinhos, ndërsa për anglezët shënoi Sessegnon.
Bayerni e përfundoi me pikë të plota fazën e grupeve dhe më pas fitoi Champions-in në Lisbonë. Trajneri i Barcelonës ka fituar 6 nga 7 përballjet me Real Madridin, përfshirë finalen e Kupës së Mbretit dhe dy finalet e Superkupës së Spanjës. Edhe bilanci i titujve të kampionatit në dekadën e fundit favorizon gjermanin.
Flick ka fituar 4 tituj kampioni, dy Bundesliga me Bayernin (2019/20 dhe 2020/21) dhe dy La Liga me Barcelonën (2024/25 dhe 2025/26). Mourinho nuk ka fituar asnjë titull kampioni në këtë periudhë. Titulli i tij i fundit ishte Premier League me Chelsea, në sezonin 2014/15.
The post Flick–Mourinho; vetëm një precedent mes tyre. Diferencë e madhe në titujt e kampionatit appeared first on Telesport.
