Hansi Flick foli në një konferencë shtypi për situatën që përfshin Dani Olmo dhe Pau Victor, të cilët, përveç ndonjë kthese të pabesueshme, nuk do të mund të luajnë në pjesën e dytë të sezonit me Barcelonën. Trajneri gjerman deklaroi: “Unë nuk besoj se do të luajnë sonte, por do të presim deri në fund. E vetmja gjë që mund të bëjmë tani është të presim”.
A ju vendos kjo situatë në një pozitë të vështirë?
Siç e kam thënë më parë, për ne nuk është e lehtë të mos kemi dy lojtarë shumë të rëndësishëm në dispozicion. Të dy janë përmirësuar shumë. Dani Olmo është një lojtar i shkëlqyer dhe padyshim që do të na mungojë. Sidoqoftë, duhet të ecim përpara, kjo na jep mundësinë të jemi më të bashkuar si ekip. Duhet të tregojmë se jemi një skuadër.
Çfarë ndeshjeje prisni sonte?
Të luash kundër Athletic është gjithmonë e vështirë. Është një ekip i shkëlqyer, ka lojtarë të shkëlqyer dhe filozofi të jashtëzakonshme loje. Është gjithmonë kënaqësi t’i shikosh ata duke luajtur. Kanë lojtarë shumë të shpejtë, do të jetë një ndeshje shumë interesante.
A mendoni se kjo situatë mund të ndikojë te lojtarët e tjerë, që mund të firmosin për Barcelonën?
Këtë gjë nuk e di. Ajo që mund të them është se e dimë çfarë përfaqëson ky klub dhe sa i madh është. Kur e di këtë, firmos pa marrë parasysh. Është fenomenale të punosh me njerëz të tillë.
A është gati Lamine Yamal?
Është stërvitur tri-katër herë. Është gati dhe mund të luajë.
Çfarë do të thotë ta fitosh këtë Superkupë?
Ndjej që skuadra është gati dhe ka forcën për t’u fokusuar vetëm te kjo. Duhet të përqendrohemi te ndeshja e sotme dhe ta fitojmë atë.
Nico Williams është në dyshim për ndeshjen ndaj jush…
Nuk e dija, faleminderit shumë për informacionin (qesh). Ata kanë një ekip të madh, nuk varen vetëm nga një lojtar.
The post Flick ndihet i shqetësuar për rastin Olmo, apelon të tijtë: Të qëndrojmë të bashkuar si ekip appeared first on Telesport.

