Fitorja 5-2 ndaj Real Madrid në finalen e Superkupës u pasua dje edhe nga fitorja 5-1 ndaj Real Betis në Kupën e Mbretit për skuadrën e Barcelonës, që duket se po kalon një moment të mirë, duke lënë pas krizës së fundvitit të kaluar.

Gjithsesi, trajneri Hansi Flick kërkon nga të tijtë që të ulin euforinë: “Duhet të vazhdojmë të jemi me këmbë në tokë dhe këtë gjë e treguam ndaj Betis. Kjo është fryma që duhet të na karakterizojë gjithnjë, deri në fund

”.

Më tej, trajneri gjerman foli për të ardhmen e tij në krye të skuadrës katalanase dhe mundësinë e rinovimit të kontratës: “Nuk e kam menduar akoma, sepse e di që në futboll gjërat janë ashtu siç janë dhe situatat ndryshojnë rrënjësisht në varësi të rezultatit”.

Në fund të sezonit do të shohim. Kam ende një vit e gjysmë kontratë dhe ndihem shumë mirë këtu. Kjo është ajo që mund të bëj. Sidoqoftë, të flasësh për një vit e gjysmë për një trajner është si të flasësh për një kohë të gjatë”, tha Flick.

The post Flick për të ardhmen: Nuk e di sa do të qëndroj këtu, situatat ndryshojnë në varësi të rezultatit appeared first on Telesport.