Lamine Yamal ishte protagonisti kryesor në konferencën për shtyp të Hansi Flick. Pas përfshirjes së tij në listën e Luis de la Fuente për ndeshjet ndaj Gjeorgjisë dhe Bullgarisë dhe më pas tërheqjes për shkak të lëndimit, trajneri gjerman theksoi se “të gjithë duhet të kuptojnë që unë dua t’i mbroj lojtarët e mi”.
Flick shpjegoi: “Kur kemi dyshime për gjendjen fizike të një futbollisti, ai nuk luan. Lamine është më mirë se dje, por nuk është gati për të luajtur. Pas pushimit të fundit, kur Lamine u rikthye nga kombëtarja, thashë që dua t’i mbroj lojtarët e mi. Këto gjëra ndodhin në futboll, nuk është e lehtë për askënd. Si trajner duhet ta mbroj Yamal, nuk e di nëse ai do të jetë gati për “El Clasico”.
Trajneri gjithashtu foli për bisedën me të 18-vjeçarin: “Të gjithë e njohin nivelin e tij, por është detyra ime t’i jap minutat e duhura kur rikthehet nga lëndimet. Nuk bëhet fjalë vetëm për atë që bën me topin, por edhe pa të. Kur nuk je në formë, ndonjëherë fokusohesh vetëm te topi. Për mua, ai është një nga më të mirët, shumë inteligjent kur e merr topin. Duhet të mësojmë nga situata dhe të shohim sa minuta mund të luajë kur të rikuperohet”.
The post Flick: Si trajner duhet ta mbroj Yamal, nuk e di nëse ai do të jetë gati për “El Clasico” appeared first on Telesport.