Këtë të hënë, Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, sulmoi sërish Barcelonën në një dalje në konferencë shtypi.
Është e qartë se “njëshi” i Real Madridit, nuk ka ndërmend ta lërë Barcelonën të lirë nga përgjegjësia në çështjen Jose Maria Enriquez Negreira. Ky rast përfshin ish-nënkryetarin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, i cili u pagua nga klubi katalanas nga viti 2001 deri në vitin 2018. Duke folur për mediat të hënën, Perez nuk u përmbajt në kritikat ndaj Barcelonës.
“Rasti Negreira është aktualisht çështja më serioze në botën e futbollit. Ne e dimë se më shumë se 8 milionë euro u paguan për raportet e gjyqtarëve teknikë. Për më tepër, këto raporte nuk u morën kurrë nga trajnerët. Kush mund ta besonte se këto raporte, për të cilat vetë trajnerët nuk ishin në dijeni, ishin paguar në të vërtetë? Kjo nxjerr në pah nevojën urgjente për ndryshime rrënjësore. Është e mundur që një klub të ketë rënë nga kategoria si rezultat i rastit Negreira.
Futbolli ynë është njollosur dhe drejtësia duhet të vihet në vend. Mos harroni se gjyqtari hetues i caktuar për çështjen e përshkroi atë si korrupsion sistemik. Dhe Barça ka pranuar se këto pagesa janë bërë sepse ata po fitonin një avantazh. Pse? Për çfarë qëllimi? Real Madridi do të vazhdojë ta ndjek çështjen, dhe ju, media, keni një rol themelor për të luajtur”, tha Perez.
The post Florentino Perezit nuk i del inati, sulmon sërish Barcelonën: Futbolli ynë është njollosur… appeared first on Telesport.
