Blendi Hondai nga Forumi për Ndryshime në Arsim, në një konferencë të mbajtur për shtyp, ka deklaruar se Arbëresha Bexheti Ferati, e angazhuar në Fakultetin e Mjekësisë ka arritur që të avancohet në tituj akademik në kundërshtim të më shumë se 15 dispozitave ligjore dhe statutare, bazuar në raportin e Inspektoratit Shtetëror për Arsim.

SINKRON:BLENDI HONDAI-FORUMI PËR NDRYSHIME NË ARSIM

“Viti 2022, Senati i Universitetit të Tetovës zhveshet nga kompetencat ligjore dhe i njeh Arbëresha Bexheti Feratit titullin ‘profesor inordinar’ të fituar në Beograd, Serbi, pa verifikuar nëse kandidatja i plotësonte kushtet e detyrueshme ligjore. Pa qenë e sigurt se e meritonte titullin paraprak, Arbëresha Bexheti Ferati synoi për më lart”.

Hodai i numëroi të gjitha ngritjet e Feratit dhe shkeljet ligjore që janë bërë. Forumi për Ndryshime në Arsim i bën thirrje Prokurorisë Publike të hetojë shkelje të mundshme penale si keqpërdorimi i detyrës zyrtare, falsifikim të dokumenteve si dhe konfliktit të interesit. Ndërkaq nga Universiteti i Tetovës kërkojnë që menjëherë të anulojë thirrjen e fundit akademike të Arbresha Bexheti Feratit. ANA po ashtu kërkon që bashkëshorti i saj, Kenan Ferati, të shkarkohet nga posti kryetar i Senatit derisa ky rast të marr epilog përfundimtar./SHENJA/