Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franko Foda e ka bërë të qartë se Kosova synon kualifikimin në Kampionatit Botëror të vitit 2026, edhe pse pranon se nuk janë skuadër favorite në një grup ku bëjnë pjesë: Zvicra, Suedia dhe Sllovenia.

 

“Ne e njohim mirë kombëtaren zvicerane dhe ia njohim mirë pikat e forta dhe ato të dobëta dhe vendimtare do të jetë se si do të paraqitemi ne ndeshjen e radhës, nëse do të paraqitemi si ekip i bashkuar dhe nëse i zbatojmë prioritetet tona në fushë atëherë presim që të fitojmë ose së paku një barazim,” tha fillimisht Foda.

 

Trajneri Foda konfirmoi se Edon Zhegrova do të mungojë në ndeshjet kundër Zvicrës, për të cilën që tani i njeh pikat e forta dhe të dobëta të tyre dhe se presin së paku një barazim në përballjen e ditës së premte. Ndërkohë përzgjedhësi i Kosovës, u shpreh i kënaqur me ardhjen e Leon Avdullahut, duke e përshkruar si ‘mesfushor shumë fleksibil’. Në fund Foda potencoi se është i bindur se Kosova ka ndërtuar një skuadër nga e cila mund ta synojë kualifikimin në këtë Kampionat Botëror.

“Unë jam shumë i bindur që kemi ndërtuar një ekip të mirë dhe këtë bindje do t’ia transmetoj edhe ekipit tani. Sigurisht se nuk jemi favorit, mund të jemi të rrezikshmë. Sigurisht se nuk jemi favorit gjithçka do të bëjmë që të kualifikohemi. Këto dy ndeshjet e radhës do të tregojnë se çfarë drejtimi to të marrë ky udhëtimi ynë, do të jetë një udhëtim jo i lehtë,” tha përzgjedhësi i Kosovës.

Kujtojme se Kosova do të përballet me Zvicrën më 5 shtator në Bazell.

The post Foda: Ndaj Zvicrës, besojë se mund të arrijmë së paku një barazim appeared first on Alsat.