Për të tetëmbëdhjetin vit radhazi, Fondacioni “Trajçe Mukaetov” jep 40 bursa për studentët e Fakultetit të Farmacisë dhe Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, përcjell TV21.

Përzgjedhja e bursistëve për vitin akademik 2025/2026, në përputhje me konkursin publik, është miratuar nga Bordi Drejtues i Fondacionit pas propozimit të listës preliminare nga komisionet për shpërndarjen e bursave, të përbëra nga përfaqësues të Fondacionit, të dy fakulteteve, si dhe përfaqësues studentësh.

Gjithashtu, edhe këtë vit Fondacioni do të japë një shpërblim të njëhershëm prej 1.200 eurosh në ekuivalent në denarë për studentët më të dalluar të vitit të tyre në të dy fakultetet.