Përmes një komunikate për media kanë reaguar nga Fondi Pensional nga ku njoftojnë se pagesa e pensioneve për muajin nëntor nga bankat nisi dje dhe do të përfundojë të hënën, më 1 dhjetor 2026. Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore gjithashtu informon publikun se pagesa e pensioneve nuk është e rrezikuar, pasi Qeveria e garanton atë, dhe nuk ka nevojë për asnjë dyshim apo frikë se pensionet nuk do të ketë.

Fondi thonë se , në koordinim me Qeverinë, kryen pagesën e pensioneve çdo të parë të muajit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në vitin 2026. Spekulimet e shpërndara nga LSDM dhe presioni politik ndaj Gjykatës Kushtetuese se pagesa e pensioneve aktuale dhe të ardhshme është e rrezikuar janë të pabazuara dhe shërbejnë vetëm për të shqetësuar pensionistët dhe qytetarët e vendit./TV21