Nuk ka kaluar shumë kohë që nga momenti kur Paulo Fonseca u largua nga drejtimi i Milanit për shkak të rezultateve të dobëta.
Portugezi u shkarkua në fund të vitit të kaluar, drejtuesit kuqezi aktivizuan klauzolën që u lejonte t’i paguanin Fonseca-s vetëm një vit rrogë në rast se largohej brenda gjashtë muajve të parë.
Fonseca vazhdon teknikisht të jetë nën kontratë me Milan deri në qershor të vitit 2025, por portugezi mund ta ndërpresë atë në rast se vendos të drejtojë një ekip të ri.
“L’Equipe” raporton se Fonseca ka nisur bisedimet e drejtpërdrejta me Everton, klubi anglez shkarkoi Sean Dyche ditën e djeshme dhe tani po kërkon një trajner të ri.
Kjo do të ishte aventura e parë e Fonseca-s në Premier League, më parë ka drejtuar në Itali, Francë, Ukrainë dhe Portugali.
The post Fonseca nuk rri gjatë pushim, gati të marrë drejtimin e klubit të njohur appeared first on Telesport.

