“Në pjesën e dytë nuk arritëm te conim topin te lojtarët sulmues. Ne e patëm topin në fazën e parë të lojës, por nuk arritëm me shpesh te Leao dhe Morata… Por në fund te fundit e humbëm lojën me dy topa të vdekur, dy goditje standarte. Në pjesën e parë bëmë një ndeshje shumë të mirë”. Fjalët dhe mendimet e Paulo Fonsecas, trajneri i Milanit i cili foli për ‘Sky’ në fund të ndeshjes së fituar 2-1 nga Atalanta.

Si dilni nga kjo ndeshje? Renditja nuk është e mirë… “Ne meritonim më shumë, është e vështirë të humbasësh një ndeshje si kjo për dy topa joaktivë vendosem. Por dua të them një gjë: gjithmonë kam heshtur ndërsa të gjithë flasin, por të qëndrosh i heshtur dhe të shikosh se çfarë ndodhi te goli i parë është e pabesueshme.

Nuk kam dyshime për atë episod, e di që të jesh arbitër është një punë e vështirë, por jam lodhur duke parë gjithmonë të njëjtat gjëra ndaj Milanit, nuk ka asnjë dyshim qe ishte faull ndaj Theos”

“Nuk kam frikë të them të vërtetën. Gjithmonë e kam respektuar punën e gjyqtarëve, por çdo javë ndodh e njëjta gjë. Gjithmonë ka mungesë respekti për Milanin. Ne e fillojmë ndeshjen me një gol që nuk është sepse eshte faull. Dhe kjo e ndryshon ndeshjen.”.

The post Fonseca shpërthen pas humbjes: “Nuk hesht më, ndaj Milanit mungon respekti i arbitrave. Shikoni golin e tyre të parë” appeared first on Telesport.