Dallas Cowboys konfirmohen në vendin e parë të renditjes së Forbes për vitin 2025, si çdo vit që nga 2016, por sot skuadra e NFL ka një vlerësim marramendës prej 11 miliardë eurosh. Së bashku, 50 ekipet më të mira vlejnë mbi 301 miliardë euro, pra një mesatare prej 6,05 miliardë secila, me një rritje prej 22% krahasuar me 2024 dhe më shumë se dyfish krahasuar me vetëm katër vite më parë. Tetë marka në top 50 kanë regjistruar rritje vjetore prej të paktën 30%. Kjo shifër nuk përfshin Ferrarin dhe Mercedesin e Formulës 1, të cilët janë rritur me 58% që nga vitin 2023, por nuk janë vlerësuar nga Forbes vitin e kaluar.
NFL dominon në mënyrë të qartë, duke lënë vetëm dy klube (Cincinnati Bengals dhe New Orleans Saints) jashtë renditjes top-50 nga 32 gjithsej. Shumë mirë edhe NBA me 12 ekipe. Dobët MLB (bejsbolli), që fut vetëm dy (Yankees dhe Dodgers), ndërsa NHL (Liga e Hokejit) nuk ka asnjë.
Në vendin e 20-të Real Madrid i Florentino Perez me 5,75 miliardë. Në vendin e 19-të Los Angeles Dodgers (kampionë të MLB) dhe Denver Broncos (NFL) me 5,80 miliardë. Në vendin e 17-të Houston Texans (NFL) me 6,3 miliardë. Përpara tyre Miami Dolphins (NFL) dhe Los Angeles Clippers (NBA) me 6,4 miliardë. Në vendin e 14-të Washington Commanders (NFL) me 6,48 miliardë. Një shkallë më lart Las Vegas Raiders (NFL) me 6,58. Në vendin e 12-të New York Jets (NFL) me 6,9 miliardë, pavarësisht rezultateve të dobëta sportive.
në vendin e 10- të janë të barabarta klubi i bejsbollit New York Yankees dhe Chicago Bears i NFL me 6,99 miliardë euro secila.
Fituesit e Super Bowl-it të fundit. Philadelphia Eagles, vlejnë 7,07 miliardë euro, me një rritje prej 26% krahasuar me vitin e kaluar.
Marka historike, San Francisko 49 ers, renditet e teta me 7,33 miliardë euro, +26% dhe dy vende më lart krahasuar me 2024. Para tyre janë New England Patriots. Gjashtë herë kampionë të NFL, pavarësisht fundit të epokës Brady-Belichick, mbeten në majë me 7,67 miliardë euro (+22%).
Edhe pse nuk kanë fituar titull NBA prej më shumë se gjysmë shekulli, të qenit skuadra kryesore e Nju Jorkut (New Yorks Knicks) vlen shumë: 8,31 miliardë euro.
Me LeBron James dhe tashmë Luka Donçiç, vlera e LA Lakers është rritur me 41%, duke arritur në 8,52 miliardë euro.
Me 8,60 miliardë euro, New York Giants përfitojnë edhe nga efekti “Nju Jork”, duke pasur edhe dy Super Bowl të fituar në shekullin e ri.
Në podium, Los Angeles Rams vlejnë 8,94 miliardë euro, me një rritje prej 38% krahasuar me një vit më parë.
Edhe pse epoka e artë e Stefon Kerit po shkon drejt fundit, Golden State Warriors vlejnë sot 9,37 miliardë euro dhe janë numri një në NBA.
Nuk është surprizë: “America’s Team”, (Dallas Cowboys) edhe pse nuk ka fituar Super Bowl që nga 1995, mbetet franshiza më e vlefshme në botë me mbi 11 miliardë euro. Pronari Jerry Jones, magnat i naftës, ka një pasuri personale rreth 18 miliardë euro./Panoramsport/
The post “Forbes” klasifikon 50 klubet sportive më të shtrenjta në botë appeared first on Alsat.
