Formacioni i “zjartë” i Liverpullit për sezonin e ri

Skuadra e Liverpullit duket se ka vendosur të investojë shumë në skuadrën e tyre këtë verë për të vazhduar të garojë për trofe në të gjitha garat. Ata tashmë kanë shpenzuar një rekord prej 213 milionë eurosh në ekipin e tyre, 125 milionë euro nga të cilat shkuan për Florian Virtz, i cili ishte një nga lojtarët më të kërkuar të afatit kalimtar.

Ata gjithashtu kanë sjellë dyshen e re të mbrojtësve të krahut- Milosh Kerkez dhe Xheremi Frimpong për 46 milionë euro dhe 40 milionë euro respektivisht. Por Liverpulli nuk po ndalet me kaq. Prioriteti është të sjellë një qendërsulmues të ri, dhe klubi nga “Anfieldi” po përpiqet në çdo mënyrë ta shkatërrojë Njukasëllin dhe t’i bindë ata të shesin Aleksander Isak. Liverpulli është gati të paguajë deri në 140 milionë euro për të.

Nëse nuk arrijnë të nënshkruajnë me Isakun, Liverpulli do të provojë Hugo Ekitiken, për të cilin është i interesuar edhe Njukasëll. Mbetet të shihet se si do të zhvillohet kjo situatë e ndërlikuar midis Liverpullit dhe Njukasëllit, por sido që të jetë rezultati, është e qartë se Arne Slot po përgatit një ekip të shkëlqyer për sezonin e ardhshëm.

The post Formacioni i “zjartë” i Liverpullit për sezonin e ri appeared first on Alsat.