Forumi CMG 2026, zhvillohen nën-forumet mbi temat mediatike

Më 10 qershor, Forumi i 5-të CMG 2026 u zhvillua në qytetin Chongqing të Kinës Jugperëndimore. Forumi zhvillohet bashkarisht nga CMG dhe bashkia e Chongqing-ut.

Tema e forumit të sivjetshëm është “Zbatimi dhe Riformimi: Misioni i mediave në Erën Inteligjente”.

Në këtë forum, janë mbledhur rreth 300 përfaqësues nga vende e rajone të botës, të cilët kanë zhvilluar bisedime dhe shkëmbime mbi reformat dhe përgjegjësitë e mediave nën dallgën inteligjente.

Rreth temës së forumit u zhvilluan dhe nën-forumet, ku pjesëmarrësit brenda e jashtë Kinës zhvilluan diskutime të thella mbi inteligjencën artificiale, frymën njerëzore e kulturore, të ardhmen e një epoke me bashkekzistencën Njeri-Robot, dallgën inteligjente në kuadër Jug-Jug dhe krijimin e çipave thelbësore të filmave kineze të animuara.