Eric Garcia ka pësuar sërish frakturë të hundës. Mbrojtësi i Barcelonës u dëmtua në një përplasje me Rodrin gjatë ndeshjes së fituar bindshëm nga katalanasit ndaj Valencias.

Mesfushori, ish-lojtar i Manchester City, e goditi pa dashje me kokë shokun e skuadrës, i cili nuk mundi ta vazhdonte lojën. Ekzaminimet mjekësore konfirmuan frakturën e septumit të hundës.

Ky është një dëmtim që Garcia e kishte pësuar edhe një vit më parë, ndaj Club Brugge në Champions League. Në atë rast, mbrojtësi u rikthye menjëherë në fushë, duke përdorur një maskë mbrojtëse.

Edhe këtë herë, pritet që Garcia të ndjekë të njëjtën rrugë dhe të luajë me një maskë mbrojtëse.

 

The post Frakturë e septumit të hundës për Garcian, i kishte ndodhur edhe sezonin e kaluar appeared first on Telesport.