Në Poloni është duke u zhvilluar Kampionati Botëror i sallave të mbyllura në atletikë, aty ku sot garoi përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë, atleti Franko Burraj. Ai garoi në baterinë e pestë të garës 400 metra.
Burraj u rendit i treti në baterinë e tij me kohën 46”57, që është rekord i ri kombëtar në këtë disiplinë. Në përfundim të 6 baterive eliminatore, atleti shkodran arrin të kualifikohet në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale shkonin dy vendet e para të secilës bateri, por Burraj u kualifikua si një nga 4 kohët më të shpejta. Për pasojë, atleti kuqezi do të zbresë sërish sot në mbrëmje në pistë në gmjysmëfinale.
Paraqitja e Franko Burraj ishte e mirë, duke treguar edhe një herë se është një atlet i shkëlqyer, duke përmirësuar vazhdimisht kohën në këtë disiplinë. Objektiv që ai synon ta përmirësojë sërish.
The post Franko Burraj rekord kombëtar në 400m, kualifikohet në gjysmëfinalet e botërorit të atletikës appeared first on Telesport.
