Kombëtarja U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut, që do të zhvillohet nesër, më 13 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të kësaj sfide, duke mbyllur kështu përgatitjet për takimin e radhës.

Gjendja e ekipit paraqitet shumë e mirë, me të gjithë futbollistët në dispozicion dhe pa probleme fizike.

Kjo miqësore është një tjetër mundësi e rëndësishme për stafin teknik për të parë nga afër gjendjen e lojtarëve dhe për të vijuar punën me grupin në kuadër të objektivave të Kombëtares U-21.

FSHF fton të gjithë tifozët shqiptarë të jenë të pranishëm në “Air Albania” dhe të mbështesin nga afër kuqezinjtë në këtë përballje.

Hyrja në stadium është falas!

Ndeshja Shqipëri U-21 – Luksemburg U-21 luhet nesër, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

The post FSHF gëzon tifozët me vendimin për miqësoren ndaj Luksemburgut appeared first on Telesport.