Federata e Futbollit vijon të mbajë të hapura aplikimet për Akademinë e Arbitrimit VII, duke ftuar të gjithë të apasionuarit pas futbollit që dëshirojnë të nisin një rrugëtim të ri profesional dhe të bëhen pjesë e brezit të ardhshëm të arbitrave në Shqipëri.
Akademia e Arbitrimit është një mundësi për të gjithë ata që duan të njohin më nga afër botën e arbitrimit dhe të përgatiten për të ushtruar këtë rol të rëndësishëm në futbollin shqiptar.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar kërkesën e tyre në adresën e emailit akademia@fshf.al.
Për më shumë informacion mbi procesin e regjistrimit, kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm, aplikantët mund të vizitojnë edhe faqen e FSHF-së “Bëhu Arbiter”, ku gjenden të gjitha detajet për t’u bërë pjesë e Akademisë.
Ceremonia e nisjes së Akademisë së Arbitrimit VII do të zhvillohet më 22 tetor 2026, në orën 15:00, në sallën e konferencave në Federatën e Futbollit.
FSHF fton të gjithë të interesuarit të shfrytëzojnë këtë mundësi për të nisur rrugëtimin drejt arbitrimit dhe për t’u bërë pjesë e zhvillimit të futbollit shqiptar.
The post FSHF jep njoftimin e rëndësishëm. Hapet Akademia e Arbitrimit VII, ja si procedohet për regjistrimet appeared first on Telesport.
