Volejbolli shqiptar është përfshirë ditën e sotme nga një debat në lidhje me gjininë e volejbollistes braziliane Nayara Ferreira, e cila luan me skuadrën e Dinamos në Superligë. Sipas klubit kryeqytetas, volejbollistja (emri i së cilës nuk përmendet në asnjë deklaratë të klubit dinamovit) është pezulluar dhe i është kërkuar të bëjë testin e gjinisë.

Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) ka konfirmuar në një deklaratë për mediat se nuk ka akuzuar askënd, se “po vepron me kujdes dhe diskrecion, duke respektuar parimet e fair play-it, barazisë në lojë dhe dinjitetit njerëzor. Federata mbetet e angazhuar për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent në çdo hap, në përputhje me rregulloret

”.

Ndërsa klubi Dinamo, për mediat sqarpon: “Lojtarja në fjalë është sportiste me licencë zyrtare të FIVB, me një karrierë 15-vjeçare ndërkombëtare në disa vende të botës, përfshirë edhe ato të BE. Vendimmarrja e FSHV-së, e cila erdhi krejt befasisht për klubin tonë, nuk është shoqëruar me asnjë sqarim mbi arsyet konkrete apo bazën rregullative që e justifikon një kërkesë të tillë të pazakontë, pra mbi bazën faktike apo provat që mund të justifikonin një ndërhyrje kaq të ndjeshme ndaj një sportisteje”.

Rasti ka padyshim një ndjeshmëri të lartë njerëzore dhe profesionale, pasi prek dinjitetin e një sportisteje që ka përfaqësuar me sportin ndërkombëtar për shumë vite”, shton më tej në deklaratën e saj klubi kryeqytetas. Mësohet se janë disa klube të kampionatit të volejbollit kanë kërkuar që lojtares t’i bëhet testi i gjinisë, ndërkohë që lojtarja është pezulluar pa afat.

The post FSHV përplaset me Dinamon për volejbollisten braziliane, e pezullojnë dhe i kërkojnë testin e gjinisë appeared first on Telesport.