Forca e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar se një prej ushtarëve që kishte shkuar për trajnim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka braktisur ushtrinë pa marrë leje nga autoritetet kompetente.

Këtë për RTV21 e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ju njofton që pjesëtari në fjalë është larguar pa marrë leje nga autoritetet kompetente gjatë një trajnimi në SHBA. Gjithashtu ju njoftojmë që Forca e Sigurisë së Kosovës ka inicuar procedurat ligjore për pjesëtarin në fjalë konform akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi”, thuhet në konfirmim.