Ministria për Transformim Digjital dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore njoftuan fillimin e një bashkëpunimi të avancuar, duke prezantuar shërbime elektronike të reja për qytetarët dhe bizneset dhe lidhjen teknike të Fondit Shëndetësor me Regjistrin Qendror të Popullsisë, për të thjeshtuar procedurat dhe ulur barrën administrative, përcjell TV21.

Shërbimet përfshijnë nxjerrjen online të certifikatave për pagesat e sigurimeve shëndetësore për bizneset, si dhe certifikata për regjistrime, status të sigurimit dhe pagesa për qytetarët, të gjitha të qasshme në portalin elektronik, me një sistem të vetëm të hyrjes dhe me të dhëna të përditësuara automatikisht nga Regjistri Qendror, duke reduktuar gabimet dhe kohën e pritjes në sportele.

“Për personat fizik, konfirmimi i regjistrimit dhe çregjistrimit në sigurimin shëndetësor të detyrueshëm. Konfirmimi i personit të siguruar ose të pasiguruar dhe kontributit të paguar, Konfirmimi i kompensimit të pagës së paguar gjatë paaftësisë së përkohshme”, pohoi Stefan Andonovski, Ministër i Transofrmimit Digjital.

“Vendosja e këtyre katër shërbimeve elektronike bëhet e mundur nga lidhja e të dhënave midis fondit dhe Ministrisë së Transformimit Digjital”, pohoi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor.