Piero Ausilio do të largohet nga Interi. Drejtori sportiv zikaltër nuk pritet ta rinovojë kontratën me klubin, e cila skadon në qershor 2027. Kështu, pas plot 28 vitesh, aventura e tij e gjatë në klubin zikaltër duket se do të marrë fund.
Lajmi është bërë publik nga gazetari Nicolò Schira dhe përfaqëson një ndryshim të madh për Interin, duke pasur parasysh lidhjen e gjatë të Ausilios me klubin.
Ausilio iu bashkua Interit në vitin 1998, fillimisht në sektorin e të rinjve, përpara se të ngjitej gradualisht në hierarkinë e klubit dhe të bëhej një prej figurave kryesore të strukturës sportive.
Interi i kishte ofruar një zgjatje kontrate, por sipas raportimeve, palët janë tashmë drejt ndarjes. Madje, largimi mund të ndodhë edhe përpara merkatos së janarit, pa pritur skadimin formal të kontratës.
The post Fund i një epoke tek Interi; Piero Ausilio drejt largimit pas 28 vitesh si zikaltër appeared first on Telesport.
