Fundjava e garës së Cmimit të Madh të Brazil në Formula 1, që zhvillohet në pistën e Interlagos, nuk ka nisur ashtu si duhet për 3 herë kampionin e botës Max Verstappen.
Piloti holandez i Red Bull është penalizzar me 5 pozicione për garën e së dielës. Ai ka ndërruar një komponent endotermik të motorit të makinës së tij.
Për pasojë, sipas rregullores, Verstappen do të humbasë 5 pozicione në startin e garës së ditës së diel. Ky penalitet nuk vlen për garën sprint që do të zhvillohet të shtunën.
Kështu, kryesuesi i botërorit, do ta nisë garën ditën e diel të paktën nga vendi i gjashtë, gjithnjë nëse arrin të japë kohën më të shpejtë në provat zyrtare.
The post Fundjava nis keq për Max Verstappen, merr një tjetër penalitet para garës së Brazilit appeared first on Telesport.