Tyson Fury e ka quajtur Anthony Joshua një “frikacak” dhe ka deklaruar se rivali i tij i mundshëm për një përballje në fund të këtij viti po mashtron të gjithë. Ndërkohë që, bisedimet për një përballje të shumëpritur mes dy boksierëve britanikëve vazhdojnë.

Fury dhe Joshua dukeshin më afër se kurrë për të rënë dakord për një super-ndeshje që ishte planifikuar prej kohësh. Vetëm që dëshira e organizatorëve sauditë për ta zhvilluar këtë sfidë në Amerikë po bëhet një pengesë e madhe.

Stafi i Joshua do që përballja të zhvillohet në Mbretërinë e Madhe. “Joshua, ku je? Ende nuk është arritur asnjë marrëveshje. Po bëhet mjaft lodhëse për të të gjithë ne“, tha Tyson Fury në një postim në rrjetet sociale.

Kam qenë për t’u ndeshur në çdo vend që është përmendur: Angli, Irlandë, Vegas, Nju Jork, përsëri në Angli, përsëri në Irlandë, përsëri në Nju Jork. Kam thënë po, po, po çdo herë pa asnjë kusht”, shtoi Fury.

“Faktet janë se ndihem sikur po sillesh si frikacak. Më duket sikur nuk e do sfidësn mes nesh dhe thjesht po i mashtron të gjithë. Më duket sikur e ke bërë këtë për vite me radhë”, deklaroi ish-kampioni i botës në peshën e rëndë.

Ke pasur shumë mundësi për të luftuar me mua, por thellë-thellë nuk e ke dashur kurrë, kështu që le të shohim nëse do të dalësh për herë të fundit. Ne të dy jemi 37, 38 vjeç, le të ndeshemi. Është një sfidë boksi dhe të kanë goditur e rrëzuar disa herë” vazhdoi Fury.

“E çfarë, çfarë është më e keqja që mund të ndodhë? Do të të godas me kokë, 100%, por nuk është asgjë që nuk është bërë më parë me ty! Unë e kam nënshkruar. Po pres që ta bësh edhe ti”, përfundoi Tyson Fury.

The post Fury akuza Joshua: Një frikacak që ende s’ka firmosur kontratën, kjo situatë po bëhet lodhëse për të gjithë appeared first on Telesport.