Tyson Fury këmbëngul se Anthony Joshua po siguron një pagesë të fundit të madhe në ndeshjen e tyre të boksit më 11 dhjetor, ndërsa ai vetë synon ta vazhdojë karrierën edhe pas këtij dueli.

Fury dhe Joshua janë rivalë prej kohësh: Të dy kanë qenë kampionë bote në peshën e rëndë, por nuk janë përballur kurrë më parë me njëri-tjetrin për unifikimin e titujve. “Nuk e kisha menduar kurrë se do të ndodhte,” tha Fury.

“Nuk besoja se ai kishte guximin të përballej me ‘GK’ (Gypsy King – Mbretin Cigan) dhe më parë nuk e pati. E refuzoi ndeshjen katër apo pesë herë. Tani, në fund të karrierës së tij, ai kërkon një pagesë të fundit të madhe. Do t’ia jap, s’ka problem“, shtoi Fury.

Më tej, Tyson Fury tha: “Tifozët do të jenë dëshmitarë të fundit të një epoke. Veçanërisht unë që vij nga brezi i vitit 2008 si amator. Ka kaluar shumë kohë. Kjo përballje është përgatitur për një kohë vërtet të gjatë”

“Çfarë do të shohin ata? Do të shohin luftëtarë legjendarë që përballen në fund të të 30-ave të tyre, ashtu siç kanë bërë të gjithë të mëdhenjtë më parë”, deklaroi ish-kampioni i botës

“Që në zanafillë, njerëzit janë ndeshur me njëri-tjetrin për një shpërblim, për fitoren, apo për çfarëdo qoftë tjetër. Qoftë edhe për respekt. Pra, nuk ka asgjë të pazakontë këtu. Janë thjesht dy gladiatorë të kohëve moderne që përballen mes tyre. Për krenari, lavdi dhe një mal me parà“, u shpreh Fury.

The post Fury: Joshua pranoi të duelojë me mua për shkak të pagës, por kjo do të jetë rroga e tij e fundit e majme appeared first on Telesport.