Fusha ndihmëse në stadiumin në Çair, me ndriçim të plotë për përdorim në orare të ndryshme

Në stadiumin në Çair, zv. Kryeministri i Parë, Izet Mexhit, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki, kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Masar Omeragiç, nga kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu u njoftuan me projektin për rekonstruktimin dhe ndërtimin e fushës ndihmëse në kuadër të stadiumit të FC Shkupit, i cili do të financohet tërësisht nga buxheti i Komunës së Çairit.

Fusha ndihmëse do të ketë sipërfaqe prej 4.644 m2, i cili do të jetë me barë arttificial, sipas standardeve të FIFA-s, me drenazh atmosferik dhe ndriçim të plotë për përdorim në orare të ndryshme, gjatë ditës dhe mbrëmjes. Punimet pritet të përfundojnë brenda afatit prej 45 e deri më 60 ditësh.

The post Fusha ndihmëse në stadiumin në Çair, me ndriçim të plotë për përdorim në orare të ndryshme appeared first on Alsat.