Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Maqedoni ka nisur ashpër. Qysh në ditët e para, partitë politike kanë nisur me akuza dhe kundërakuza, duke paralajmëruar një garë të nxehtë e të tensionuar deri në ditën e votimit.
“Porosia e dytë e Hristijanit është, Hristijan Mickoski me zagarë me zagarë dilet në gjueti për lepuj por jo për shqiponja, se shqiponja nuk zihet as me zagarë, as me lakej, as me kasnec të cilët ti po i stërrvit për të në denigruar neve, po ta përsëris edhe njëherë, shqiponjat fluturojnë lartë në kaltërsi, zagarët ruaj për lepuj”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-Së.
Mesazheve të Ahmetit, nga VMRO DPMNE iu përgjigjen përmes një kumtese.
“Kemi një mesazh për Ali Ahmetin: ju nuk jeni shqiponjë, por një harabel i zakonshëm. Dhe në thelb, ju nuk jeni as shqiponja, por parti kriminale dhe të korruptuara. Më të frikësuarit janë më të zhurmshmit. Me projekte, me masa, me reforma dhe me një jetë më të mirë. Shqiptarët kanë kohë që kanë pasur Ahmetin të ngopur dhe do ta tregojnë këtë në zgjedhjet e ardhshme – së bashku me maqedonasit, të gjithë në bashkuar”, thonë nga VMRO-DPPMEN.
Reagoi edhe Izet Mexhiti nga VLEN, i cili tha se deklarata e Ahmetit paraqet fyerje për votuesit shqiptar.
“Në momentin që i quajte ‘zagarë’ të gjithë ata shqiptarë e shqiptare që nuk mendojnë si ti, e ke përfunduar karrierën politike. Sonte e ke vulosur delegjitimimin”, shkroi Mexhiti.
Ndërsa sot reagoi sekretari i përgjithshëm i BDI-së, i cili tha se deklarata e Ahmetit është keqkuptuar.
“Mendoj se e keni keqkuptuar qëndrimin e z.Ali Ahmeti. Kryetari Ahmeti shqiptarëve iu referua si shqiponja, ato fjalë nuk kanë qenë të dedikuara për shqiptarët. Ato fjalë kanë qenë të dedikuara për të gjithë vasalët që i shërbejnë politikës së VMRO-DPMNE-së”, tha Ahmeti.
