José Mourinho, në intervistën e parë si trajner i ri i Real Madridit për revistën “Vanity Fair”, shpjegoi vizionin e tij për futbollin modern: “Ekziston kjo teori absurde sipas së cilës mund të jesh i madh edhe pa fituar. Për mua është një marrëzi e plotë. Shkon kundër vetë natyrës së sportit, sepse në sport objektivi është të fitosh”.
Për të mbështetur argumentin e tij, Mourinho solli si shembull gjysmëfinalen e famshme të Ligës së Kampionëve në vitin 2010 mes Barcelonës dhe Interit: “Ai Inter që fitoi Champions League, një javë para asaj ndeshjeje ikonike mbrojtëse, ku luajtëm me 10 lojtarë për më shumë se një orë, e kishte mposhtur Barcelonën 3-1. Megjithatë, njerëzit nuk flasin për 3 golat e shënuar dhe fitoren 3-1 ndaj Barcelonës. Ata preferojnë të kujtojnë atë që unë e konsideroj një nga paraqitjet më të mira mbrojtëse të të gjitha kohërave, kur një skuadër me një lojtar më pak rezistoi për më shumë se një orë kundër ekipit më të fortë në botë në atë periudhë”.
I pyetur nëse futbolli ka të bëjë vetëm me fitimin, Mourinho u përgjigj: “Ka të bëjë edhe me të luajturit futboll të jashtëzakonshëm dhe me shënimin e shumë golave. Është e pabesueshme, sepse Barcelona konsiderohet skuadra që luan futbollin më të bukur dhe shënon më shumë. Por këtu ka një kontradiktë të madhe. Skuadra që ka shënuar më shumë gola në historinë e futbollit spanjoll ishte Reali im i sezonit 2011-12, me 121 gola dhe 100 pikë në një sezon të vetëm. Sa mbrojtëse ishte ajo skuadër?”
The post Futbolli sipas Mourinhos: Sot ekziston kjo teoria absurde se mund të jesh i madh, edhe pa fituar appeared first on Telesport.
