Mohammed Fuseini përjetoi një moment tmerri në qendër të Brukselit. Sulmuesi 24-vjeçar i Royale Union Saint-Gilloise dhe kombëtares së Ganës u sulmua nga pesë persona me kapuç, të cilët e grabitën duke i marrë një orë Rolex, telefona dhe portofolin.
Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 06:30 të mëngjesit në “Avenue Louise”, rreth 300 metra nga klubi i natës “Bloody Louis”, ku Fuseini kishte qenë më parë. Pesë grabitësit e rrethuan makinën e tij; tre prej tyre e nxorën me forcë jashtë dhe e neutralizuan me një kapje në qafë, ndërsa dy të tjerët kontrolluan automjetin.
Grabitja u regjistrua nga një shok skuadre i Fuseini, pamjet e të cilit ndihmuan policinë të identifikonte autorët. Një 23-vjeçar u arrestua me një pjesë të sendeve të vjedhura dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa kërkohen katër bashkëpunëtorët e tjerë.
Futbollisti pësoi vetëm dëmtime të lehta, u kontrollua në spital dhe rifilloi stërvitjet pas pak ditësh. Klubi e cilësoi ngjarjen “veçanërisht tronditëse”. Fuseini, i lindur në vitin 2002, iu bashkua Royale Union Saint-Gilloise më 2024 dhe ka shënuar 14 gola në 72 ndeshje. Me Ganën ka dy paraqitje dhe një gol.
Ghanaian footballer Mohammed Fuseini, who plays for Royal Union Saint-Gilloise in Belgium, was attacked by five hooded men in broad daylight.
Two iPhones, his wallet, and a Rolex Datejust watch valued at between €8,000 and €14,000 were stolen. pic.twitter.com/iLq5PSms38
— BEN (@ben_bernardd) July 29, 2026
The post Futbollisti grabitet dhunshëm në mes të Brukselit, 5 persona me kapuç e nxjerrin me forcë nga makina (video) appeared first on Telesport.
